Nga 12 deri në 16 tetor, ejani në Ditët e makinave elektrike në East Gate Mall! - East Gate Mall
Kthehu

Nga 12 deri në 16 tetor, ejani në Ditët e makinave elektrike në East Gate Mall!

image of the store

East Gate Mall, së bashku me „Autoplus“, këtë muaj organizojnë panairin e parë të makinave elektrike “Vozitim me rrymë elektrike”, të mbështetur nga Sparkase lizing dhe nën patronazhin e  NLB Bankës.

Të gjithë të pasionuarit e automobilave dhe vizitorët e qendrës tregtare do të mund t’i shohin modelet e ekspozuara të makinave elektrike dhe hibride dhe të njihen me përparësitë e tyre për të krijuar mjedis jetësor më të mirë dhe më ekologjik.

Makina elektrike nga markat e njohura të makinave si p.sh Tesla, Alfa Romeo, Fiat, Porsche, Citroen, MG, Toyota, Volkswagen do të ekspozohen në vende të ndryshme të qendrës tregtare.

Përveç tyre do të ekspozohen edhe lloje të tjera të automjeteve elektrike dhe mjete të transportit:

– makinë pastrimi elektrike nga Green Machines,

– biçikleta elektrike dhe motoçikleta elektrike nga All electrics,

– si dhe “fiqoja” e parë elektrike tek ne, e cila do të ekspozohet nga Fondi për Inovacion dhe BB Classic.

Në panair, vizitorët, përveç makinave dhe trotineteve, do të mund të shikojnë edhe karikues për makinat elektrike nga “Olympia Motors”.

Prokredit, NLB dhe Shparkase lizing do të kenë sportelet e tyre ku do t’i prezantojnë linjat e kreditit për këtë lloj makinash.

Panairi i makinave elektrike është i hapur për të gjithë nga ora 10:00 deri në 22:00. Parkimi është falas dhe pronarët e makinave do të kenë mundësi të marrin zbritje dhe oferta speciale nga Motocenter, Lavazhi Mega, Dyqani i autopjesëve – Mega dhe Auto kozmetika -Car Box

Më 15.10.2022 e shtunë nga ora 12:00 deri në orën 14:00, në qendrën tregtare do të bëhet prezantimi dhe paraqitja e veçantë e automjeteve, ku vizitorët do të mund të njihen më në detaje me karakteristikat e këtyre makinave.

Shihemi në East Gate Mall!