Verifikimi i biletave të parkimit - East Gate Mall
?>

Verifikimi i biletave të parkimit

image of the store

Nga e hëna, 18 gusht 2023, East Gate Mall do të prezantojë verifikimin e biletave për shfrytëzim të parkimit. Parkimi falas ishte pikërisht një nga përparësitë e East Gate Mall, i cili u mundësonte qytetarëve të vizitonin këtë qendër tregtare pa kosto shtesë, ndryshe nga të tjerat ku parkimi paguhet.

Parkimi mbetet falas për t’u përdorur për të gjithë vizitorët gjatë periudhës kur kërkohet vërtetimi i biletave në parkimetrat e instaluara në qendrën tregtare. Vizitorëve u kërkohet të mbajnë biletën e parkimit gjatë qëndrimit të tyre, por përpara se të largohen nga qendra tregtare ta vërtetojnë atë në ato aparate.

Në qendrën tregtare janë vendosur disa pajisje verifikimi në këto lokacione: niveli -2, dalja në parking në parkimetrat e instaluar përballë dyqanit Krusel dhe Car Box, në nivelin -1 dalje në parking në parkometrat e instaluar ne dyqanet Neptun dhe 5Centar.