Uniqa
Shoqëria e sigurimeve UNIQA a.d Shkup është në pronësi të shoqërisë lidere austriake të sigurimeve UNIQA Insurance Group. Në Maqedoni, UNIQA a.d. Shkupi është pasardhësi ligjor dhe afarist i Sigal a.d., i cili u themelua si një shoqëri simotër nga SIGAL, Shqipëri. Produktet e saj i ofron tregut maqedonas të sigurimeve që nga viti 2005.
Në qershor të vitit 2009, filiali maqedonas i SIGAL UNIQA Insurance Group u riemërua/ristrukturua në UNIQA a.d. Shkupi dhe vazhdoi të ofrojë të gjitha format e sigurimit të jo-jetës, duke i shitur ato përmes punonjësve të tij të shitjes, dhe një rrjeti të bashkëpunëtorëve të jashtëm – agjentëve dhe brokerëve.
Nga 26 maj 2011 përmes shoqërisë së sapoformuar UNIQA Life Maqedonia, hyri në tregun e sigurimeve të jetës në Maqedoni.