Tinex - East Gate Mall

Homepage > Marka > Tinex

Tinex

Hapur çdo ditë

Kati

-02

Faqe interneti

http://tinex.com.mk/

Mediat sociale:

“Tinex është një zinxhir dyqanesh me pakicë – lider në tregun vendas, pozicion që e mban përpara konkurrencës gjatë gjithë këtyre viteve. Me dyzet e pesë objektet e shitjes dhe mbi 1500 punëtorë, është prezente në 11 (njëmbëdhjetë) qytete në Maqedoni në lokacione atraktive dhe tani e tutje në qendrën tregtare më të madhe në rajon – “East Gate Mall” në Shkup.
Hipermarketi, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 2000 m2, është një kombinim ideal dhe inovativ i “Super Tinex” dhe “Delicious Tinex”. Ky koncept përfshin një gamë të gjerë prej mbi 30,000 produktesh të përzgjedhura me kujdes nga kategori të ndryshme, si dhe produkte ekskluzive të importuara nga prodhues prestigjioz botërorë të disponueshme vetëm në rrjetin e shitjeve të “Tinex”. Përveç reparteve të rregullta, supermarketi ka edhe një mishtore ku dërgohet çdo ditë mish i freskët nga fabrikat Tinex, departamenti i mishit të pjekur, pellgu i peshkut, furra buke, kantina e verës, departamenti i ushqimit të shëndetshëm dhe organik, ushqimore moderne dhe e pajisur mirë me gjithmonë fruta dhe perime të freskëta. Në treg, si një risi e Tinex-it, ka arka për “self check out” ku konsumatorët mund të bëjnë pagesën vetë produktet e përzgjedhura.