Rebecca - East Gate Mall

Homepage > Marka > Rebecca

Rebecca

Hapur çdo ditë

Kati

00

Kontakto:

070/296-612

Mediat sociale:

Rebecca është një markë bizhuterish e gatshme italiane e destinuar për zonjat që janë të pavarura dhe që ndjekin trendet e modës. Teknikat e bizhuterive dhe dizajni unik i markës, i cili është në hap me trendet botërore, kombinohen me teknologjitë më inovative për prodhimin e bizhuterive. Çdo fazë e proceseve inovative të prodhimit shoqërohet me vëmendjen e duhur ndaj detajeve dhe përfundimit për të lidhur të tashmen me të ardhmen dhe aftësitve manuale të mjeshtrave të vjetër me teknologjinë më të fundit. Bizhuteritë Rebecca janë prej bronzi, çeliku, bakri, argjendi dhe ari 18 ct, të punuara duke përdorur teknikat më të sofistikuara të bizhuterive. Kombinimi i traditës dhe inovacionit e bën kompaninë një pikë referimi të vërtetë për produktet e sofistikuara dhe moderne “Made In Italy”. Përveç linjave të veta, Industrie Testi S.p.A. është një partner i njohur i shumë kompanive shumëkombëshe të njohura botërore si “Fendi”, “Gucci”, “Balenciaga”, “Yves Saint Laurent”, “Burberry” dhe të tjera. Bizhuteritë janë veshur nga personazhe publike me famë botërore: Beyonce, Rihanna, Linzi Lohan, Eva Mendez, Pink, Bar Refaeli e shumë të tjerë.