Homepage > Marka > Office Shoes
Office Shoes
Hapur çdo ditë
Kati
00
Faqe interneti
Kontakto:
Mediat sociale:
Që nga themelimi i saj në vitin 1996, Office Shoes është shndërruar në një zinxhir ndërkombëtar të specializuar të dyqaneve të këpucëve me shumë marka me më shumë se 180 dyqane me pakicë në qytete të ndryshme: Republikën Çeke, Poloni, Sllovaki, Hungari, Rumani, Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi.
Dyqanet së bashku me webshop-in ofrojnë një gamë të gjerë të markave me famë botërore që përditësohen vazhdimisht.
Në Maqedoni deri më tani ka 2 sallone shitjeje në Shkup, të vendosura në lokacionet më të mira, duke ju mundësuar qasje të lehtë në këpucë të cilësisë së lartë. Dyqanet tona me pakicë janë të dekoruara në përputhje me standardet më të fundit të modës. Koncepti modern që drejton dyqanet tona kontribuon që përzgjedhja e gjerë e këpucëve më cilësore, për të gjitha moshat dhe brezat, të shfaqen me stilin e duhur. Ne investojmë vazhdimisht në trajnimin e stafit tonë dhe në këtë mënyrë ju kemi mundësuar që në çdo qendër të shitjes me pakicë të jeni të mirëpritur nga një staf ekspert, i cili do t’ju ndihmojë të zgjidhni me lehtësi palën tuaj të preferuar të këpucëve. Zgjidhni cilësinë më të lartë për veten dhe të dashurit tuaj!
Ueb-faqja e dyqanit në internet është e sigurt dhe shumë e lehtë për të bërë porosi. Ju lehtë mund të gjeni dhe porositni çiftin tuaj të preferuar. Të gjitha porositë në faqen tonë të internetit kontrollohen përpara dorëzimit, vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha kontrollet e sigurisë, produkti dërgohet në adresën e dëshiruar.
Porosia juaj është plotësisht e sigurt. Ne e vlerësojmë privatësinë tuaj dhe për këtë arsye kujdesemi me shumë vëmendje për informacionet tuaja.
Ju mund të paguani për porosinë tuaj me para në dorë në arkë ose me karta pagese në momentin e porosisë.
Na lejoni t’ju tregojmë pse Office Shoes është bërë një nga emrat kryesorë në vend kur bëhet fjalë për këpucët!
Na ndiqni edhe në rrjetet sociale dhe qëndroni të përditësuar me lajmet dhe promovimet e Office Shoes.