PAGESA E BILETAVE TË PARKIMIT - East Gate Mall
?>

PAGESA E BILETAVE TË PARKIMIT

image of the store

Nga e mërkura, 1 maj 2024, në qendrën tregtare East Gate Mall do të vendoset një tarifë e re për pagesën e biletave për shfrytëzimin e parkimit. Vizitorëve u kërkohet të mbajnë biletën e tyre të parkimit gjatë qëndrimit të tyre, por pas daljes nga qendra tregtare atyre u kërkohet të paguajnë për parkimin në matësat e parkimit në vendet e caktuara.

Në qendrën tregtare janë instaluar disa aparate për pagesën e biletave të parkimit, edhe atë në vendet e mëposhtme:

  • Niveli -2, dalja në parking tek parkimetrat e vendosur përballë dyqanit Krusel dhe lavazhit Car Wash.
  • Niveli -2, parkimetri është instaluar ndërmjet Motocentar dhe lavazhit Car Wash.
  • Niveli -1 dalja në parking tek parkimetrat e instaluar përballë dyqanit Neptun dhe 5Centar
  • Niveli -1, parkimetri është instaluar te Motocentar

 

Orari i punës i parkingut: 08:00 – 01:00h

Rregullat e PAGESËS SË BILETAVE TË PARKIMIT:

  • 30 minutat e para janë falas.
  • Parkim nga minuti 31 deri në minutën 240 është në vlerë prej 50 denarë.
  • Parkim mbi minutën 241 është në vlerë prej 50 denarë plus 30 denarë për çdo orë të filluar.
  • Bileta mujore për parkim 1500 MKD.
  • Gjobë për biletë parkimi të humbur/dëmtuar 500 denarë.
  • Gjobë për biletë mujore të parkimit të humbur/dëmtuar 1200 denarë.
  • Parkim falas deri në 3 orë për shfrytëzuesit e shërbimeve në Palestra, Lavazhi Car Wash dhe Motocentar me validim të biletave në lokalet e tyre.

Parkim falas deri në 3 orë për shfrytëzuesit e shërbimeve të Tinex me çdo kupon fiskal prej mbi 999 denarë, me anulim të biletës në arkë.