H&M BRASSERIE HENNES KTHEHET PËR TË SHPALOSUR MAGJINË GJATË PUSHIMEVE ME CHLOË SEVIGNY DHE ANDERSON PAAK - East Gate Mall
Kthehu

H&M BRASSERIE HENNES KTHEHET PËR TË SHPALOSUR MAGJINË GJATË PUSHIMEVE ME CHLOË SEVIGNY DHE ANDERSON PAAK

image of the store

H&M ju fton të festoni në botën magjike të Brasserie Hennes, e cila për festat e fundvitit është shndërruar në një peizazh dëbore e frymëzuar nga disko – është komode, tërheqëse dhe gumëzhit nga emocionet festive. Për këtë sezon, aktorja Chloë Sevigny dhe muzikanti Anderson Paak shkëlqejnë si yje të veshur me koleksionin e ri verbues të H&M.

„Ne sjellim një shkëlqim të veçantë në këtë sezon me një koleksion mahnitës të krijuar për të kapur dritën dhe për të mirëpritur të gjithë në festë. Ne jemi të emocionuar të vazhdojmë me Brasserie Hennes pë festat e fundvitit .”- Ann-Sofie Johansson, këshilltare kreative në H&M.

Të gjithë shkëlqejnë dhe shndritin me H&M’s A/W22 në koleksionin festiv – i cili nxit besimin me ngjyrat dhe teksturat e tij të parezistueshme. Koleksioni ka të bëjë me të qenit gati për party- kostum rozë i butë, fustan i gjatë rozë – i zi me shkëlqim, mëngë të gjata me thekë dhe elemente temine, fustan me tema ngjyrë argjendi me qafë të lartë. Fustani i zi me thekë, fustani mini me tema, pulovër i shkurtër i thurur dhe fundi me thekë. Të pajisura me kurorë flokësh me diamant të rremë, vathë zirkoni rozë të ndezur dhe sytjena trekëndësh diamant, të gjitha dëshirojnë vëmendjen. Sandalet me platformë me taka të larta, çizmet deri tek gjuri me takë dhe këpucët rozë janë ideale për një festë.

Regjia: Bardia Zeinali, kjo kampanjë është kapitulli i dytë i universit të Brasserie Hennes. Festë e veçantë pas suksesit të vizitës sonë vjeshtore me protagonistët Anderson Paak dhe Chloe Sevigny krahas modeleve Paloma Elsesser, Jil Kortleve, Adut Akech Bior dhe Jordan Barrett ndër të tjera.

“Ishte kënaqësi të punoja me këto gra të mrekullueshme Paloma Elsesser, Jill Kortleve, Adut Akech Bior, Mika Argañaraz dhe Mona Tougaard për këtë kampanjë të H&M.
Kërcim dhe të qeshura në mes të dimrit wonderland ishte frymëzuese” – Chloë Sevigny, aktore.

“Kam kaluar një kohë të mirë duke punuar me H&M dhe kastin e mrekullueshëm në botën magjike të Brasserie Hennes. Është e gjitha për të jetuar në momentin dhe për të festuar jetën me ata që ju rrethojnë, veçanërisht këtë periudhë të vitit. Më futi vërtet në frymën e festave”, Anderson Paak, muzikant.

Koleksioni gjendet në dyqanin H&M në Shkup.