

PAGESA E BILETAVE TË PARKIMIT
6th October 2023

Nga e mërkura, 1 maj 2024, në qendrën tregtare East Gate Mall do të vendoset një tarifë e re për pagesën e biletave për shfrytëzimin e parkimit. Vizitorëve u kërkohet të mbajnë biletën e tyre të parkimit gjatë qëndrimit të tyre, por pas daljes nga qendra tregtare atyre u kërkohet të paguajnë për parkimin në matësat e parkimit në vendet e caktuara.
Në qendrën tregtare janë instaluar disa aparate për pagesën e biletave të parkimit, edhe atë në vendet e mëposhtme:
- Niveli -2, dalja në parking tek parkimetrat e vendosur përballë dyqanit Krusel dhe lavazhit Car Wash.
- Niveli -2, parkimetri është instaluar ndërmjet Motocentar dhe lavazhit Car Wash.
- Niveli -1 dalja në parking tek parkimetrat e instaluar përballë dyqanit Neptun dhe 5Centar
- Niveli -1, parkimetri është instaluar te Motocentar
Orari i punës i parkingut: 08:00 – 01:00h
Rregullat e PAGESËS SË BILETAVE TË PARKIMIT:
- 30 minutat e para janë falas.
- Parkim nga minuti 31 deri në minutën 240 është në vlerë prej 50 denarë.
- Parkim mbi minutën 241 është në vlerë prej 50 denarë plus 30 denarë për çdo orë të filluar.
- Bileta mujore për parkim 1500 MKD.
- Gjobë për biletë parkimi të humbur/dëmtuar 500 denarë.
- Gjobë për biletë mujore të parkimit të humbur/dëmtuar 1200 denarë.
- Parkim falas deri në 3 orë për shfrytëzuesit e shërbimeve në Palestra, Lavazhi Car Wash dhe Motocentar me validim të biletave në lokalet e tyre.
Parkim falas deri në 3 orë për shfrytëzuesit e shërbimeve të Tinex me çdo kupon fiskal prej mbi 999 denarë, me anulim të biletës në arkë.