Shija e Italisë - East Gate Mall
Kthehu

Shija e Italisë

image of the store

Kuzhina italiane është padyshim një nga kuzhinat më të famshme dhe më të preferuara në botë në harmoni me shijet e rafinuara. Për të gjithë dashamirët e makaronave, djathit, proshutës dhe verës së mirë – ne kemi sjellë Italinë në East Gate Mall.

Në kuadër të javës ndërkombëtare të kuzhinës italiane, nga data 10 deri më 13 nëntor, ju keni një mundësi ekskluzive për të provuar shijet e Italisë përmes specialiteteve gustatore të përzgjedhura me kujdes të përgatitura nga të ftuarit tanë – ekip kuzhinierësh të dëshmuar nga Salerno.

Për një eksperiencë të vërtetë gustatore, më 10 nëntor në orën 19:00, bashkohuni me ne për një darkë gala ekskluzive në restorantin Bella Vista. Rezervoni vendin tuaj duke telefonuar në numrin 076228833.

Hapja madhështore e Ditëve të Kuzhinës Italiane do të mbahet në platenë përballë Super Tinex-it më 11 nëntor në orën 17:00 dhe do të mund të takoni shefat më të mirë: Doc. Dr. e Arteve të Kuzhinës, Carmela Santoro dhe Prof. Dr. dhe shef i certifikuar për kuzhinën italiane, Giovanni Pisapia, nga Universiteti i Arteve Kulinare në Salerno, Itali.

Kurse nga datat 11 deri në 13 nëntor, ejani për një degustim të ushqimeve dhe verërave më të mira italiane para Super Tinex-it nga ora 13:00, si dhe një shfaqje kulinarie në bistro në Super Tinex në orën 11:00. Ejani për një përvojë të mrekullueshme dhe kënaquni me një shoqëri të këndshme dhe ushqim të mirë.

Ci vediamo!