PO KËRKOJMË DOGFLUENCER - East Gate Mall
?>

PO KËRKOJMË DOGFLUENCER

image of the store

RREGULLAT ZYRTARE TË KONKURSIT

 “PO KËRKOJMË DOGFLUENCER”

 

 

  1. ORGANIZATOR

Kompania e menaxhimit të pasurive të paluajtshme EAST GATE MALL DOO import-eksport Shkup, me seli në rrugën Belasica nr. 2, Shkup, komuna Gazi Baba.

  1. VENDNDODHJA

Konkursi do të zhvillohet në llogarinë zyrtare të Instagram-it të EAST GATE MALL – @eastgatemall.mk

  1. KOHËZGJATJA

Konkursi fillon më 1 tetor 2025 dhe përfundon më 10 tetor 2025.

  1. KUSHTET E PJESËMARRJES

Konkursi është i hapur për të gjithë individët mbi moshën 18 vjeç të cilët duhet të përmbushin kushtet e këtyre Rregullave Zyrtare të Konkursit.

Pjesëmarrja në Konkurs nuk lidhet me blerjet në East Gate Mall (qendrën tregtare).

Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në Konkurs duhet të postojë një histori (storje) të kafshës së tij shtëpiake – një qen nga këndi special i dogfluencer-it në katin 0East Gate Mall në profilin e tij në Instagram me etiketën @eastgatemall.mk

Çdo Pjesëmarrës mund të marrë pjesë një numër të pakufizuar herësh gjatë gjithë periudhës së Konkursit. Punonjësit e Organizatorit nuk mund të marrin pjesë në Konkurs.

  1. SHPALLJA E FITUESVE DHE ÇMIMEVE

5.1. Çmimet janë:

Vendi i parë

  • Kontratë për bashkëpunim vjetor me East Gate Mall në vlerë prej 200.00 eurosh në kundërvlerë denarësh.
  • Sesion fotografimi profesional njëditor

Vendi i dytë

  • Kontratë për bashkëpunim vjetor me East Gate Mall në vlerë prej 100.00 eurosh në kundërvlerë denarësh.

Vendi i tretë

  • Kontratë për bashkëpunim vjetor me East Gate Mall në vlerë prej 50.00 eurosh në kundërvlerë denarësh.

 

Fituesit do të zgjidhen më 15 tetor 2025.

Juria prej tre anëtarësh, e përbërë nga përfaqësues të Qendrës Tregtare, do të jetë përgjegjëse për përzgjedhjen e fituesve të Konkursit “dogfluencer”. Komisioni ka për detyrë të shqyrtojë të gjithë përmbajtjen e historive të postuara në profilin e Instagram-it të East Gate Mall nga pjesëmarrësit dhe do të zgjedhë ato më të përshtatshmet bazuar në kriteret – kreativitet, stil dhe talent.

5.2. Fituesit do të njoftohen duke postuar historitë (storjet) e fituesve të zgjedhur në profilin zyrtar të Instagram-it të East Gate Mall – @eastgatemall.mk. Nëse Fituesi nuk përgjigjet brenda 3 ditëve (ose refuzon të pranojë çmimin), ai humbet të drejtën për të marrë çmimin, ndërsa Organizatori do të njoftojë pjesëmarrësin tjetër rezervë sipas radhës së shortit.

5.3. Për të pranuar çmimin, Fituesi duhet të konfirmojë identitetin e tij me një dokument identifikimi (letër njoftim) dhe të plotësojë e nënshkruajë Protokollin e Pranimit të Çmimit në Info Tryezën (niveli 0) në East Gate Mall, brenda 15 ditëve nga data e shpalljes së tij.

5.4. Historitë (storjet) që nuk i plotësojnë kërkesat e sipërpërmendura dhe nuk përmbajnë të gjitha pjesët, si dhe ato të postuara pas afatit të specifikuar, nuk do të merren në konsideratë.

  1. KUSHTET E PËRGJITHSHME

6.1. Duke marrë pjesë në Konkurs, pjesëmarrësit bien dakord të respektojnë kushtet dhe rregullat zyrtare të theksuara më sipër. Rregullat zyrtare do të shpallen publikisht dhe do të jenë të disponueshme përgjatë tërë periudhës dhe kohëzgjatjes së Konkursit në faqen zyrtare të internetit të East Gate Mall – https://eastgatemall.mk/

6.2. Organizatori rezervon të drejtën për të plotësuar ose ndryshuar Kushtet e Përgjithshme, ndërsa ndryshimet do të hyjnë në fuqi në ditën e shpalljes së tyre. Organizatori rezervon të drejtën për të ndërprerë Konkursin në çdo kohë. Në rast ankesash, Organizatori do të merr vendimin përfundimtar.

  1. TË DHËNAT PERSONALE

7.1. Të gjitha të dhënat personale do të trajtohen si informacion konfidencial, në përputhje me rregulloret në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

7.2. Duke marrë pjesë në këtë lojë, Pjesëmarrësit japin vullnetarisht të dhënat e tyre personale (emrin dhe mbiemrin, telefonin, email-in, moshën dhe/ose të dhëna të tjera) dhe bien dakord që këto të dhëna të përdoren nga Organizatori, si dhe partnerët e tij ekskluzivisht për qëllime që lidhen me këtë Konkurs, përkatësisht:

  • konfirmimin e pjesëmarrjes në Konkurs, përcaktimin e fituesve dhe vendosjen e kontaktit për të informuar rreth çmimeve të fituara.
  • organizimin dhe pranimin e papenguar të çmimeve të fituara dhe komunikimin për këtë qëllim.

 

EAST GATE MALL DOO import-eksport Shkup