Lush - East Gate Mall

Homepage > Marka > Lush

Lush

Hapur çdo ditë

Kati

00

Faqe interneti

http://www.lush.com.mk/

Kontakto:

02/3123-990

Mediat sociale:

Kozmetikë Lush e freskët e punuar me dorë.

Që në vitin 1995 e deri më sot, nga shpikja e bombave në vaskë, të shoqëruar me një sërë produktesh novatore, pastaj lufta kundër testimit të kafshëve dhe fushatat etike, Lush është afirmuar si një nga kompanitë udhëheqëse të kozmetikës.

Fillimet e para të kompanisë datojnë që në fillim të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar si “Constantine & Weir”, deri në “Cosmetic to go”, ndërsa më në fund në maj të vitit 1995 produktet e freskëta të punuara me dorë të Lush dolën në shitje.

Sot, Lush Fresh Handmade Cosmetics, përfaqësohet në më shumë se 50 vende në mbarë botën me më shumë se 950 dyqane.

Që nga fillimi e deri më sot, misioni ynë është i pandryshuar:

“Ne besojmë …
Ne besojmë në prodhimin e produkteve efektive nga *frutat dhe perimet e freskëta organike, vajrat esencialë më të mirë dhe sintetikë të sigurt.
Ne shpikim produktet dhe aromat tona. Ne i prodhojmë me dorë pa ose me shumë pak konservues dhe paketim, duke përdorur vetëm përbërës vegjetarianë dhe ju tregojmë saktësisht se kur i kemi bërë.
Ne besojmë në blerjen e përbërësve vetëm nga kompani që nuk i testojnë ato te kafshët, ndërsa ne i testojmë produktet tona te njerëzit.
Ne besojmë se vetëm njerëzit e lumtur bëjnë sapunë të lumtur, vendosim fytyrën tonë në produkte dhe i bëjmë nënat tona krenare.
Ne besojmë në dushe të gjata me qirinj, dushe të përbashkëta, masazhe dhe botë të mbushura me parfume me aftësinë për të bërë gabime, për të humbur gjithçka dhe për të filluar nga e para.
Ne besojmë se të gjithë njerëzit duhet të gëzojnë lirinë dhe të lëvizin kudo nëpër botë.
Ne besojmë se produktet tona kanë vlerë të mirë, se duhet të kemi fitime, por edhe klientët kanë gjithmonë të drejtë.

*Ne, gjithashtu, besojmë se fjalët ‘të freskëta’ dhe ‘organike’ kanë një kuptim të sinqertë, e jo kuptim marketingu.”