Comodita - East Gate Mall
Kthehu

Comodita

Hapur çdo ditë

Kati

-01

Faqe interneti

https://www.comoditahome.mk/

Mediat sociale:

“Comodita Home është zinxhiri më i madh i shitjes me pakicë të produkteve shtëpiake në këtë rajon. Është themeluar në vitin 2015 si partneritet mes kompanisë britanike Brand management LTD dhe kompanisë Devoli Corporation.
Në janar të vitit 2019 hap 6 dyqanet e para në Maqedoni. Që atëherë, në këto më pak se 3 vite, janë hapur edhe 13 dyqane të tjera dhe tani numërojnë 19 në total, ndërsa dyqani i njëzetë është në përgatitje në East Gate Mall dhe pritet të hapet në mes të tetorit.
Përveç Maqedonisë, Comodita ka 30 dyqane në Kosovë dhe afër 20 dyqane në Shqipëri.
Marka ofron një gamë të gjerë produktesh shtëpiake si produkte për dhomën e gjumit: dyshekë,mbulesa për dyshekë, jastëkë, shtrat, batanije, jorganë dhe më shumë, pastaj produkte kuzhine që përfshijnë enë gatimi moderne, enë për servim dhe ngrënie, gota, elektroshtepiake per kuzhine e te tjera, si dhe produkte banjoje, aksesore per permiresimin e shtepise, kolltuqe komode, produkte dekorimi te oborrit si dhe linje per hotele, restorante dhe kafene.
Fabrika e dyshekëve Komodita është një fabrikë me një nga objektet më të mëdha të prodhimit në botë. Fabrika prodhon çdo vit 2,5 milionë dyshekë, 2,5 deri në 3 milionë jastëkë dhe mbi 600,000 mbulesa për dyshekë.
Këto produkte eksportohen në të gjitha vendet evropiane, ndërsa konsumatorët më të mëdhenj janë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Izraeli.
Produktet janë të testuara dhe të certifikuara nga laboratorë profesionistë të cilësisë së lartë në vendet evropiane si dhe nga laboratori lokal i cilësisë së vetë kompanisë.