Dormeo home - East Gate Mall

Homepage > Marka > Dormeo home

Dormeo home

Hapur çdo ditë

Kati

01

Faqe interneti

http://www.dormeo.com.mk/

Kontakto:

02/3122-862

Mediat sociale:

Gjithçka filloi në vitin 1992 në Slloveni. Aso kohe ishim kompani për shitje direkte e cila ndodhej në Slloveni, me vetëm një brend – Kosmodisk, i cili ofronte zgjidhje efikase për dhimbjet në kurriz. Ishim një ekip i vogël por, të zjarrtë që të bënim mirë.

Që kur filluam me shitjen e prodhimeve tona të para, 3 dekada më parë, Studio Moderna u zgjerua në biznes internacional dhe zinxhir lider për shitje me pakicë në më shumë kanale në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, prezent në 19 shtete me përfshirje të përgjithshme të 160 milionë blerësve potencialë.

Brendet tona të dëshmuara: Dormeo, Delimano, Rovus, Velneo, Vokmaks dhe Top Shop arrijnë deri te miliona njerëz në shtëpitë e tyre që tua thjeshtësojnë dhe tua lehtësojnë jetën e përditshme. Ata kujdesen për fusha të ndryshme, që nga gjumi, gatimi, pastrami e deri te ushtrimet, bukuria, welnes dhe më shumë. Të gjithë së bashku bëjnë dallimin se si familjet kënaqen me jetën në shtëpi.

Dormeo – nga viti 2002
DORMEO® është brend ekspert për zgjidhje në shtëpi dhe zgjidhje për gjumë, i cili krijon harmoni me çdo prodhim të cilin e kemi. Rrëfimi jonë filloi në vitin 2002 me një dyshek prej shkume.
Sot, DORMEO® ofron prodhime të cilësisë së lartë për fjetje dhe jetesë: dyshekë, mbi dyshekë, jastëkë, jorganë, çarçafë, prodhime për dhomën e ndenjës, aksesorë për banjë dhe është ekspert për zgjidhjet me fjetjen me më shumë se 300 prodhime në portofolin e vetë. Brendi DORMEO® ofron gjumë cilësor për më shumë se 12 milionë njerëz në Evropë dhe është prezent në 40 shtete të botës.

DELIMANO – prej vitit 2010
DELIMANO® është njëri nga brendet më të njohur për pajisje të kuzhinës në tregun e 21 shteti dhe njëri ndër brendet e Studio Moderna-s që është rritur më shpejtë, me më shumë se 7.3 milion blerës të kënaqur si dëshmi. Punojmë me përpjekje që tua mundësojmë blerësve tanë materialet më të mira, zgjidhjet inovative, performansat e përkryera dhe dizajnin modern.
Brendi DELIMANO® ofron përfshirje inovative të pajisjeve të shkëlqyeshme të kuzhinës, të cilat janë të dizajnuara që të mundësojë përvojë të shëndetshme dhe të shijshme të gatimit. E inkurajon pasionin tuaj të gatimit dhe argëtimit në kuzhinë. Brendi DELIMANO® inspiron dhe krijon kreativitet që çdo çast i kaluar në kuzhinë të jetë festë. Brendi DELIMANO® ofron pajisje të vogla të kuzhinës, enë për gatim, aksesorë për ngrënie, vegla dhe aksesorë.

ROVUS – nga viti 2005
Brendi ROVUS® ofron zgjidhje inovative dhe efikase për përkujdesje të shtëpisë tuaj, të cilët do tju ndihmojnë që ta mirëmbani shtëpinë tuaj të pastër dhe në rregull. ROVUS® shton cilësinë e jetës tuaj me atë që do e shndërrojë shtëpinë tuaj në ambient të këndshëm, estetik, të relaksuar e të shëndetshëm për jetë. Portofoli i ROVUS® përfshin prodhime për pastrim dhe mirëmbajtje të shtëpisë, avancim të shtëpisë dhe përkujdesje për rrobat, prodhime që kombinojnë funkcionalitet dhe çmim të shkëlqyeshëm kundrejt performancave cilësore.
ROVUS® prodhimet pastrojnë me fuqinë e ujit, si avulli dhe përbërës natyral, por efikas të cilët prodhojnë tretës ekologjikë për pastrim. Linja jonë inovative ROVUS® Nano është hapi i radhës në evoluimin e botës së pastrimit, duke garantuar pastrim të thellësishëm derisa njëkohësisht e ruajnë planetin tonë.
Para se tua ofrojmë prodhimet ROVUS® blerësve ato testohen nga kompani të pavarura për kontrollimin e cilësisë (si SGS, SIQI) dhe gjithmonë kontrollohen se a i plotësojnë rregullat botërore.