Amanti - East Gate Mall
Kthehu

Amanti

Hapur çdo ditë

Kati

01

Kontakto:

072688755

Mediat sociale:

Një histori suksesi nga adhuruesit e pastave (Amanti di Pasta) Qendrës më të madhe tregtare në Maqedoni, East Gate Mall, tani do t'i bashkohet edhe zinxhiri më i madh i restoranteve të pastave në Maqedoni, Amanti. Amanti është vendi ideal për adhuruesit e makaronave dhe një koncept i ri që ofron një shumëllojshmëri zgjedhjesh të pastave, madhësive të porcioneve dhe llojeve të salcave. Për më tepër, ofron shërbim të shkëlqyer dhe shumë të shpejtë për një eksperiencë të pashoqe. Amanti tashmë është i pranishëm në tre lokacione të ndryshme në Maqedoni, në Shkup (City Mall) dhe në dy lokacione në Tetovë (Në qendër të Tetovës dhe afër Universitetit të Tetovës). Këtij zinxhiri tashmë i është shtuar edhe restoranti i katërt, i cili duke pasur parasysh entuziazmin me të cilin është pranuar nga vizitorët tanë, planifikohet që shumë shpejt të zgjerohet edhe në qytete të tjera në Maqedoni. Amanti u krijua në mars 2021 në kulmin e pandemisë, një kohë aspak e përshtatshme për bizneset ekzistuese dhe veçanërisht sfiduese për bizneset e reja të shërbimit. Ky koncept u lançua me qëllim që të plotësojë nevojën e klientëve maqedonas për të pasur një ambient të dedikuar për të gjithë dashamirët e makaronave, dhe duke pasur parasysh përparimin e bërë brenda një viti, është e qartë se ky koncept i ri ka marrë shumë rekomandime pozitive nga shijuesit e pastave . Çfarë e bën Amanti të ndryshme nga vendet e zakonshme të makaronave? “Makaronat me siguri mund t’i gjeni në çdo restorant bashkë me lloje të tjera ushqimesh, por jo me përkushtimin, kujdesin dhe dashurinë për makaronat si tek Amanti. Për ne, përbërësi kryesor është brumi, gjithçka lidhet me makaronat” – thotë menaxheri i Amanti. Gjatë vizitës sonë në restorantet Amanti, e ndjekur nga një bisedë me stafin, shihet se Amanti në fakt ofron një koncept inovativ dhe mjaft interesant për tregun tonë. Koncepti i Amanti është: cilësi dhe përkushtim maksimal, shërbim jashtëzakonisht i shpejtë, çmim i arsyeshëm dhe paketim i përshtatshëm, si dhe një përzgjedhje më e madhe se kudo tjetër me një ofertë të ngjashme. Cilësi dhe përkushtim: Gjatë vizitës tonë njihemi me kuzhinën, ambientin dhe stafin ku përgatiten salcat shumë të famshme dhe të kërkuara. Nga këtu mund të shihet se Amanti zgjedh me shumë delikatesë çdo produkt bazë të nevojshëm për përgatitje nga e para. Çdo produkt është i freskët dhe i përgatitur nga staf profesional me përvojë shumëvjeçare në përgatitje. Shërbim jashtëzakonisht i shpejtë: Nga marrja e porosisë deri në realizimin e saj nuk kalojnë më shumë se 5 minuta. Ndoshta kjo mund të tingëllojë e çuditshme për ata që nuk e kanë vizituar restorantin Amanti, por është shumë e vërtetë. Gjithçka bëhet e mundur nga mënyra e përgatitjes dhe servirjes. Salcat e freskëta përgatiten në kuzhinën qendrore në Tetovë dhe dërgohen herët në mëngjes në restorantet e tjera Amanti. Më pas të gjitha llojet e salcave vendosen në ngrohësin bain marie dhe janë gati për përdorim dhe servirje të mëtejshme. Çmimi i arsyeshëm dhe paketim praktik: Amanti që në hapjen e parë është udhëhequr nga një moto, të ketë çmimet më të lira për makaronat, sallatat, ëmbëlsirat dhe produktet shoqëruese në treg dhe të ketë të njëjtën cilësi të lartë dhe të dallueshme, si në Tetovë ashtu edhe në Shkup. Ndër të tjera, avantazhi i Amanti ndaj restoranteve të zakonshme është se makaronat shërbehen në tre madhësi të ndryshme. Ju nuk mund të përcaktoni madhësinë e pjatës në restorantet e zakonshme, por në Amanti mundeni me një siguri qind për qind. Pjesët shërbehen në kuti letre që ruajnë temperaturën deri në 1 orë nga momenti i servirjes dhe në përmasat e mëposhtme: të vogla, të mesme dhe të mëdha. Përveç kësaj, paketimi Amanti është shumë praktik dhe gjithashtu ekologjik, sepse nëse tashmë jeni të ngopur dhe keni ende ushqim në porcionin tuaj, mund ta merrni pa kërkuar enë shtesë nga kuzhina (si për shembull është rasti në restorantet tradicionale). Më shumë zgjedhje se kudo tjetër: Amanti deri tani ofron në menunë e tij deri në 12 lloje të ndryshme makaronash dhe salcash, shumica e të cilave nuk keni pasur rastin t'i provoni në restorante të rregullta. Përveç kësaj, Amanti kujdeset që herë pas here të rifreskojë menunë me produkte të reja bazuar kryesisht në kërkesat e vizitorëve tanë. Ndër të tjera, ajo që e veçon Amantin është mundësia për të zgjedhur llojin e makaronave midis: Spageti, Penne, Fusilli, Macaroni dhe pasta Integrale. Për të gjithë ata që nuk e kanë vizituar Amantin, ju sugjerojmë ta vizitoni dhe të jepni vlerësimin tuaj.