

“Bëhu Cool After School” – Panairi i aktiviteteve jashtë mësimore në East Gate Mall
9th September 2025

Si pjesë e fushatës “Back to School” dhe me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Qendra Tregtare East Gate Mall ka kënaqësinë të njoftojë edicionin e këtij viti të panairit për aktivitete jashtë mësimore “Bëhu Cool After School“.
Kjo ngjarje u dedikohet fëmijëve dhe të rinjve, me qëllim që t’i ndihmojë ata të zbulojnë interesa, hobi dhe aktivitete të reja, të cilat do të kontribuojnë për zhvillimin e tyre personal dhe akademik.
Çfarë do të gjeni në këtë panair?
1. Tinkers Lab (Tinker Labs Macedonia)
Një qendër edukative për fëmijë në Shkup, ku përmes lojës dhe punës praktike sipas metodologjisë STEAM (shkencë, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë), ushqehen krijimtaria dhe kureshtja e fëmijëve të moshës 4 deri në 16 vjeç.
2. Gëzohu
Punëtoritë Relax Kids përbëhen nga shtatë hapa përmes të cilëve fëmijët mësojnë të qetësohen, të relaksohen dhe të përqendrohen. Punëtoritë përfshijnë vallëzim dhe lëvizje, aktrim dhe relaksim, ushtrime për zgjatje, masazh të ndërsjellë, frymëmarrje, deklarata afirmative, vëmendje të vetëdijshme dhe vizualizime.
3. Edukim me Gëzim (Vedra)
Një organizatë që organizon punëtori krijuese për fëmijë — për shembull, orë vizatimi fraktale me nxënës të klasës së 7-të, si dhe sfida krijuese artistike për fëmijë nga mosha 5 deri në 13 vjeç.
4.Break A Leg
Studio për hip-hop dhe vallëzimi modern në Shkup, e themeluar në tetor të vitit 2008. Ofron programe për persona nga mosha 4 deri në 50 vjeç, të mbështetura nga valltarë dhe pedagogë profesionistë. Promovon në mënyrë aktive kulturën hip-hop, organizon konkurse ndërkombëtare, punëtori dhe ligjërata, ndërsa pjesëmarrësit e saj kanë fituar çmime të shumta në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
5. Akademia Avenga
Një qendër moderne arsimore dhe trajnimi, e specializuar për kurse profesionale në fushat e IT-së dhe biznesit: zhvillim uebi (AI-Driven Web Dev), rrjete kompjuterike/ITOps, Shkencë të të Dhënave, Siguri Kibernetike, DevOps, Testim Softuerësh, Marketing Digjital, Shitje dhe Zhvillim Biznesi, UI/UX, etj.
6. Akademia EC Johnson
Akademia pozicionohet si një institucion modern arsimor, misioni i të cilit është ta bëjë mësimin e gjuhëve të huaja një pjesë natyrale dhe integrale të jetës dhe kulturës së përditshme të nxënësve të saj.
Kjo qasje realizohet nëpërmjet:
- Përvojës shumëvjeçare në mësimdhënie dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional të kuadrit mësimdhënës.
- Fokusit intensiv në mësimin praktik dhe komunikues të gjuhëve, në vend që të kufizohet vetëm në njohuritë teorike.
- Inovacionit dhe metodologjisë moderne, të cilat janë baza për krijimin e plan programeve mësimore
- Integrimit të mjeteve digjitale dhe burimeve interaktive që e bëjnë procesin e të nxënit dinamik, tërheqës dhe të përshtatur sipas nevojave të nxënësve.
Puna jonë bazohet në parimet e cilësisë, profesionalizmit dhe besimit. Ne besojmë se çdo nxënës ka potencialin për të arritur rezultate të larta nëse i ofrohet mbështetja e duhur, mentorë profesionistë dhe mjete bashkëkohore arsimore.
Kështu, Akademia nuk është vetëm një vend për të mësuar gjuhë të huaja, por edhe një qendër për zhvillim personal dhe akademik, e cila hap mundësi dhe perspektiva të reja për të ardhmen.
7. American Corner
‘Këndi Amerikan’ është një qendër kulturore dhe arsimore që, përveçse ofron qasje falas në libra, revista dhe burime digjitale, ai është gjithashtu një vend ku organizohen rregullisht trajnime, punëtori krijuese dhe programe edukative për fëmijë dhe të rinj.
Përmes aktiviteteve të tilla si klubeve të leximit, punëtorive STEM, kurseve të shkrimit krijues, ligjëratave dhe lojërave interaktive, fëmijët kanë mundësinë të mësojnë anglisht, të zhvillojnë të menduarit kritik dhe të mësojnë rreth kulturës amerikane. ‘Këndet’ shpeshherë organizojnë programe verore dhe ngjarje të veçanta që synojnë më të vegjlit, me qëllim që të stimulojnë kureshtjen dhe krijimtarinë e fëmijëve.
Data dhe koha e organizimit
- E premte, 12 shtator | 18:00 – 20:00
- E shtunë, 13 shtator | 12:00 – 20:00
- E diel, 14 shtator | 12:00 – 18:00
Vendi i organizimit
📍 Kati përdhese i East Gate Mall
Ju ftojmë ju dhe fëmijët tuaj të vizitoni panairin dhe të përcaktoheni për aktivitetin më të mirë për vitin e ri shkollor.
Bëhuni pjesë e panairit dhe zbuloni pse është e rëndësishme të jeni Cool After School!