

MIQËSI E MADHE DORMEO, FESTË DHE PUNËTORI PËR FËMIJËT
24th April 2025

MIQËSI E MADHE DORMEO, FESTË DHE PUNËTORI PËR FËMIJËT
Flej, pra rritem!
Dita Botërore e Gjumit festohet çdo vit me qëllim për të informuar publikun e gjerë dhe profesionistët për ndikimin që ka gjumi i mirë në shëndet.
Në vendin tonë, shënimin e kësaj dite e nisi Dormeo, me qëllim që të edukojë, të ndajë përvoja dhe informacione për rëndësinë e gjumit në shëndetin dhe mirëqenien e çdo individi.
Gjumi cilësor është një faktor i pazëvendësueshëm për shëndetin fizik dhe mendor, por gjithashtu është një privilegj që aktualisht rrezikohet nga zakonet dhe ritmi i jetës moderne.
Problemet me gjumin përfaqësojnë një epidemi globale që kërcënon shëndetin dhe cilësinë e jetës së 45% të popullsisë botërore. Efektet afatgjata të mungesës së gjumit lidhen me shumë sëmundje dhe pasoja të dëmshme shëndetësore, përfshirë shtimin në peshë, diabetin, çrregullimet metabolike, inflamacionet, sëmundjet kardiovaskulare, dobësimin e imunitetit, por edhe çrregullime të shëndetit mendor si depresioni, ankthi dhe psikozat.
Për këtë arsye, Dormeo, nën sloganin “Është koha! Fli mirë me Dormeo”, në kuadër të Ditëve të Gjumit Dormeo, përveç që fokusohet në temat kryesore për përmirësimin e gjumit dhe krijimin e zakoneve të shëndetshme të gjumit, një ambient të sigurt dhe të pastër për gjumë, zgjidhje të plota për gjumë komod dhe produkte me zbritje deri në 70%, dëshiron gjithashtu përmes bashkëpunimeve të shumta, debateve, ligjëratave dhe aktiviteteve të ndryshme të ndërgjegjësojë si të rriturit ashtu edhe fëmijët se gjumi i mirë është hallka thelbësore për shëndet të përgjithshëm të mirë.
Prandaj, më 26 prill, të shtunën, në East Gate Mall, Dormeo organizon një festë të madhe, kënd për ëndërrim dhe punëtori. Do të jenë të pranishme shkrimtaret për fëmijë Ana Jovkovska dhe Ana Golejska, me të cilat përmes tregimeve të tyre do të mësojmë si të ndërtojmë zakone leximi para gjumit — një rutinë që ndihmon çdo fëmijë të qetësohet, të relaksohet dhe të kuptojë që është koha për gjumë, por edhe të “lundrojë” në një botë krejt tjetër ku mund të çlodhet para se të flejë.
Mysafiri i koncertit do të jetë Marko Mark, i cili do të argëtojë vizitorët, do të organizojë një garë në shtrimin e shtratit dhe do të shpërndajë çmime të shkëlqyera nga Dormeo. Spektakël kërcimi do të realizojnë grupi më i suksesshëm dhe më i shpërblyer Dancers United, të cilët do të na tregojnë se si njerëzit e vegjël ëndërrojnë ëndrra të mëdha!
Aktiviteti do të mbahet të shtunën, më 26 prill 2025, në East Gate Mall, në katin përdhes (korridori Fashion Avenue), nga ora 13:00 deri më 15:00.