Mona
Të sofistikuar, bashkëkohor dhe cilësor – këto janë sinonime të markës MONA. Që nga themelimi i saj, në vitin 1989, e deri më sot, Mona Fashion ka një vizion unik për t’u ofruar klientëve të saj mundësinë e veshjeve me cilësi të lartë dhe moderne në përputhje me trendet kryesore botërore. Mona realizon koleksione të gatshme për femra dhe meshkuj çdo sezon. Kënaqësia afatgjatë e klientit ka qenë misioni i Mona-s që nga dita e parë dhe ajo nuk bën kompromise kur bëhet fjalë për cilësinë dhe dizajnin. Mona i sheh modelet e saj tek femrat dhe meshkujt modern, të sofistikuar dhe me vetëbesim, të cilët kujdesen për pamjen e tyre në çdo kohë.
Çantat Mona, të punuara me dorë nga lëkura më e mirë italiane, flasin vetë dhe janë objekt i dëshirës së shumë zonjave dhe burrave bashkëkohorë. Duke i kushtuar vëmendje çdo detaji, ekipi i dizajnit të kompanisë Mona krijon aksesorë që janë vepra të vërteta e të vogla arti. Në nivel vjetor, etor Mona Fashion sh.p.k. prodhon rreth 70.000 çanta lëkure për femra dhe meshkuj.
50 dyqane të Mona gjenden në vendet më të mira nëpër qytete të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Për më shumë se 30 vite ekzistencë, Mona Fashion investon vazhdimisht në identitetin vizual të çdo dyqani.