Frozzy - East Gate Mall

Homepage > Marka > Frozzy

Frozzy

Hapur çdo ditë

Kati

01

Mediat sociale:

Frozzy Yogurteria është shtandi i parë për Frozen Yogurt në East Gate Mall, i cili është sjellë nga Italia për herë të parë në Maqedoninë e Veriut dhe është diçka e re për adhuruesit e deserteve të shijshme.

Frozen Yogurt është një version më i shëndetshëm i akullores, është një produkt i plotë pa sheqer, pa gluten, i shëndetshëm dhe kremoz, i krijuar me shijen origjinale, të freskët dhe delikate të jogurtit, i përshtatshëm për të gjitha moshat. Frozen Yogurt nuk është si akullorja tradicionale, por tekstura e saj kremoze dhe shija e parezistueshme do t’ju fitojnë me kafshatën e parë! Shërbimi i Frozen Yogurt është në kombinim me salca dhe mbushje të ndryshme sipër të cilët e bëjnë atë të parezistueshëm.

Në Frozzy Yogurteria mund të freskoheni edhe me produkte të tjera italiane: Granita – Një desert gjysmë i ngrirë dhe një produkt perfekt për t’u freskuar në një ditë të nxehtë vere. E bërë nga copëza akulli dhe i aromatizuar me shije te ndryshme te frutave. Në ofertën tonë kemi dhe Ginseng kafe – ky variant kafeje është më pak intensiv por ka një shije më të ëmbël. Është pa laktozë dhe është një nxitës më i shëndetshëm i energjisë suaj. Bërë nga rrënja e pastër xhensen, një bimë shumë e lashtë me virtyte të shëndetshme të panumërta.