Homepage > Marka > Dioptra Optics
Dioptra Optics
Dioptra Optics është një markë që ekziston në tregun maqedonas për gati tre dekada, e udhëhequr nga parimet kryesore që rregullisht shpijnë drejt normave botërore. Asortimenti i saj përfshin më shumë se 60 marka me famë botërore dhe më shumë se 10,000 modele të ndryshme syzesh dielli dhe korniza dioptrie. Gjashtë kapituj zbukurojnë suksesin e Dioptra. “Dioptra Couture”, “Dioptra Optics” dhe “Dioptra Outlet” përmirësohen rregullisht, duke ofruar mundësi të shumta për njerëzit që duan të theksojnë karakterin dhe stilin e tyre përmes përzgjedhjes së madhe të syzeve dioptrike dhe syzeve të diellit. Si çdo person, ashtu edhe çdo sallon Dioptra ka karakterin e vet dhe plotëson nevojat e individëve më unikë në mënyra të ndryshme. Kulmi i ekzistencës së saj bëhet me hapjen e showroom-it të ri në East Gate Mall. Ekskluziviteti, luksi dhe urbaniteti i klasit botëror, ngrohtësia dhe qëndrimi miqësor është ajo që do të hasni gjatë blerjeve tuaja në secilin prej salloneve të Dioptra.
Sekreti i suksesit dhe themeli i çdo përmirësimi që Dioptra prezanton në ofertën e saj vjen nga motivimi që është rezultat i dëshirës për të ndihmuar njerëzit të kenë vizion trendi, shikim komod dhe perfekt.