![](http://eastgatemall.mk/wp-content/themes/east-gate-mall/assets/public/img/sketch5.png)
![](http://eastgatemall.mk/wp-content/themes/east-gate-mall/assets/public/img/sketch7.png)
Playmobil po vjen në East Gate Mall
22nd August 2023
![image of the store](http://eastgatemall.mk/wp-content/uploads/2023/08/playmobil_web_alb.jpg)
Në bashkëpunim me Krsh, për herë të parë në vendin tonë, East Gate Mall do të jetë nikoqir i Playmobil Novelmore.
Nga data 8 shtator deri më 10 tetor, të vegjlit do të kenë mundësinë të miqësohen me heronjtë e Playmobil në mbretërinë e Novelmore.
Objekti i Playmobil Novelmore do të jetë në katin e parë. Nuk kërkohet të caktoni takim, ai do të funksionojë në bazë të parimit – i pari vjen i pari shërbehet.
Playmobil Novelmore do të jetë i hapur nga e hëna deri të dielën nga ora 12:00 deri në 20:00.
Deri në 30 fëmijë lejohen të jenë në mjedis në të njëjtën kohë, ndërsa zonat e lojërave ndahen sipas moshës së tyre.
Lodrat Playmobil i gjeni në dyqanin Krsh në East Gate Mall.
RREPTËSISHT NDALOHET HYRJA E PRINDËRVE, KUJDESTARËVE LIGJOR DHE PERSONAVE TË RRITUR NË KËTË OBJEKT!
RREGULLAT E OBJEKTIT
PËR SIGURINË E FËMIJËVE TONË NË OBJEKTIN PLAYMOBIL ËSHTË RREPTËSISHT E NDALUAR:
- Pirja e duhanit duke përfshirë cigaret elektronike;
- Ushqime dhe pije në të gjitha zonat ku fëmijët luajnë;
- Fëmijët qëndrojnë në objekt pa praninë e prindërve të tyre;
- Që fëmijët të ngjiten në elemente dekorative, duke përfshirë tavolina dhe karrige;
- Që fëmijët të vrapojnë brenda objektit, për shkak të rrezikut të rënies dhe lëndimeve;
- Zhvendosja e tavolinave, karrigeve dhe lodrave;
- Lodrat janë të ndara në bazë tematike dhe për këtë arsye nuk lejohet lëvizja e tyre nga një zonë në tjetrën;
- Për arsye sigurie, fëmijët nën 4 vjeç lejohen të luajnë në zonën 1, 2 dhe 3;
- Prindërit dhe shoqëruesit janë vetëm përgjegjës për fëmijët e tyre gjatë qëndrimit të tyre në objektin PLAYMOBIL.
- Për çdo dëm të shkaktuar nga një vizitor ose nga fëmijët përgjegjës është prindi ose kujdestari ligjor.