Literatura Caffe - East Gate Mall

Homepage > Marka > Literatura Caffe

Literatura Caffe

Hapur çdo ditë

Kati

01

Mediat sociale:

Në një sipërfaqe prej më shumë se 200 metra katrorë, brenda qendrës më të madhe për shoping, kulturë dhe argëtim në rajon – “East Gate Mall”, ndodhet lokali më i madh i kafenesë letrare më urbane, Café Literatura. Ky është lokacioni i tretë i Café Literatura, e cila është pjesë e zinxhirit të librarive “Literatura.mk”. Deri më tani janë të njohura kafenetë në Literatura.mk Superstore (në “Shkupi City Mall”) dhe në “Literatura.mk” në QT “Bunjakovec”.

Café Literatura është një hapësirë ​​e dizajnuar me arkitekturë moderne, e krijuar për relaksim dhe ndarje të momenteve të bukura, ku mund të pini kafe të mirë dhe të lexoni një libër të këndshëm nga oferta e pasur e “Literatura.mk”.

Kafe-bari është projektuar si hapësirë ​​për promovime dhe për mbajtjen e eventeve të ndryshme kulturore, takimeve letrare, koncerteve, prezantimeve afariste dhe xhirimeve.

Në lokal do të përfaqësohet një nga kafet më të mira në vendin tonë, “Café Italia”. Menuja përfshin lloje të ndryshme kafesh si espreso: “Michelangelo”, “Marco Polo”, “Burundi”, “Brazil” dhe “Etiopia”, makiato dhe kapuçino “Marco Polo”, kapuçino me Baileys, kapuçino vjeneze, kafe irlandeze, karamel affogato, espreso portokalli, affogato baileys dhe nescafe dhe kokteje kafeje, si dhe lloje ekskluzive të kafesë speciale “Burundi”, “Brazil”, “Etiopia”, “Costa Rica”, “Sumatra”, “Tanzania” dhe “Kolumbia” të branduar si Café Literatura.

Gjithashtu do të ofrohen lloje të ndryshme koktejesh (Moscow Mule, Mojito, Caribbean Daiquiri, Gin Fizz e shumë të tjera) dhe smoothie (Veri Berry, Peanut Butter, Choco Smoothie dhe Super Food Smoothie), si dhe pije të nxehta, çokollatë të nxehtë, salep, pije joalkoolike, marka të zgjedhura alkooli dhe një përzgjedhje verërash cilësore.