Padel Park
Padel Park mbërrin në East Gate Mall: Një sport i ri, energji e re, një vend i ri për t’u shoqëruar.
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se në East Gate Mall hapet Padel Park Shkup, me dy fusha plotësisht panoramike për padel, të ndërtuara sipas standardeve më të larta.
Padeli është një nga sportet me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe po fiton gjithnjë e më shumë adhurues edhe tek ne. Është një kombinim i tenisit dhe squash-it, luhet në çifte në një fushë më të vogël të rrethuar me mure xhami, ndërsa topi qëndron më gjatë në lojë, që do të thotë më shumë pikë, më shumë lëvizje dhe më shumë argëtim. Është i lehtë për t’u mësuar, argëtues që nga goditja e parë dhe ideal për të luajtur me miqtë, familjen apo kolegët. Nuk ju nevojitet përvojë, vetëm shoqëri e mirë.
Fushat tona janë plotësisht panoramike, me sipërfaqe cilësore dhe ndriçim profesional LED, në mënyrë që të mund të luani në çdo kohë të ditës. Qoftë nëse jeni fillestar që sapo po zbuloni këtë sport, apo lojtar me përvojë që kërkon një sfidë të vërtetë.
Rezervimi është i thjeshtë. Përmes aplikacionit Padli, brenda pak sekondash zgjidhni orarin që ju përshtatet, pa telefonata dhe pa pritje. Planifikoni ndeshjen, ftoni miqtë dhe ejani të luani.
Padeli është një sport që luhet me buzëqeshje, një sport që afron njerëzit dhe krijon miqësi të reja. Nuk nevojitet përvojë, vetëm dëshirë për të lëvizur dhe shoqëri e mirë. Mblidhni njerëzit tuaj më të afërt, rezervoni një termin përmes Padli dhe përjetoni kënaqësinë e lojës së përbashkët.