Kigili - East Gate Mall
Kthehu

Kigili

Hapur çdo ditë

Kati

01

Faqe interneti

https://www.kigili.com/

“Ashtu si Kiğılı, ne jemi një markë e veshjeve për meshkuj të favorizuar nga burra modernë, racionalë dhe të suksesshëm në Turqi. Ne vazhdojmë të jemi të pazëvendësueshëm për profesionistët në qytet me vizionin tonë inovativ që sfidon moshën dhe koleksionet tona të klasit botëror. Ne jemi pionierë me risitë që sjellim në sektorin e modës dhe prezantojmë trendet sipas shijes së meshkujve, duke i interpretuar ato me linjat tona.

Duke ofruar opsione për grupmosha të ndryshme, koleksionet tona u japin meshkujve përvojën më të rehatshme të veshjeve çdo ditë të javës. Kostume që ju lejojnë të lëvizni lirshëm në një takim pune të ngarkuar; Modelet ‘casual’ që ofrojnë rehati për mëngjesin e së dielës, smokingët më elegant për raste të veçanta apo trikotazhet që ju ngrohin për pushime me ski janë disa nga faktorët që pasurojnë përvojën tuaj në Kigili.

Sot ne ofrojmë shërbim me 225 dyqane në 67 provinca të Turqisë dhe gjithsej 26 dyqane në Austri, Francë, Qipro, Irak, Gjeorgji, Turkmenistan, Maqedoni, Arabinë Saudite, Kazakistan, Rusi, Kosovë, Azerbajxhan, Bullgari, Itali, Gjermani. Ne dërgojmë mbi 150,000 copë në javë në gati 300 pika të përhapura në mbarë botën. Si Kiğılı, synojmë të jemi një nga 10 markat më të mira botërore që na vijnë ndërmend përsa i përket veshjeve për meshkuj, ndërsa punojmë me vizionin për të qenë një nga gjigantët botërorë të modës.

Dhe gjithashtu; “Ne po vazhdojmë përpjekjet tona jashtë vendit për t’u perceptuar si “Brand of Turkey” në vend të “Made in Turkey”.