KËRKOJMË DOGFLUENCER - East Gate Mall
?>

KËRKOJMË DOGFLUENCER

image of the store

Po festojmë një vit si një qendër tregtare miqësore për kafshët shtëpiake. Vitin e kaluar në tetor, hapëm dyert për kafshët tona të dashura me gëzof. 🥰

Me atë rast, nga data 1 deri më 13 tetor, organizojmë konkursin dogfluencer – jemi në kërkim të pet-influencer-it të parë të qendrës tregtare.

Si të merrni pjesë? Lexoni rregullat më poshtë.

Përshëndetje aw aw aw! 🐾

 

RREGULLAT ZYRTARE TË KONKURSIT

“KËRKOJMË DOGFLUENCER”

  1. ORGANIZATOR

Shoqëria për menaxhim me patundshmëri EAST GATE MALL sh.p.k. import-eksport Shkup, me seli në rr. Belasica nr. 2, Shkup, komuna Gazi Babë.

  1. LOKACIONI

Konkursi do të zhvillohet në profilin zyrtar në Instagram të EAST GATE MALL – @eastgatemall.mk

  1. KOHËZGJATJA

Konkursi fillon më 1 tetor të vitit 2024 dhe përfundon më 13 tetor të vitit 2024.

  1. KUSHTET E PJESËMARRJES

Konkursi është i hapur për të gjithë individët mbi moshën 18 vjeç të cilët duhet të respektojnë kushtet e Rregullave Zyrtare të Konkursit.

Pjesëmarrja në konkurs nuk ka të bëjë me blerjet në East Gate Mall (qendrën tregtare).

Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në konkurs duhet të publikojë një histori (storie) të kafshës së tij shtëpiake – një qen nga këndi special dogfluencer në nivelin 0 në East Gate Mall në profilin e tyre të Instagramit me etiketën @eastgatemall.mk

Çdo pjesëmarrës mund të marrë pjesë sa herë që dëshiron (pa kufi) për sa kohë zgjat Konkursi.

Punonjësit e Organizatorit nuk mund të marrin pjesë në Konkurs.

  1. SHPALLJA E FITUESVE DHE ÇMIMET

5.1. Shpërblimet janë:

Vendi i parë

  • Kontratë vjetore për bashkëpunim me East Gate Mall në vlerë prej 200 euro në kundërvlerë denarësh.
  • Vauçer në vlerë prej 5000 denarë nga 5Centar.
  • Kollare nga Kares

Vendi i dytë

  • Vauçer në vlerë prej 2500 denarë nga 5Centar.

Vendi i tretë

  • Vauçer në vlerë prej 1000 denarë nga 5Centar.

 

Fituesit do të përzgjidhen më 15 tetor 2024.

Komisioni tre anëtarësh, i përbërë nga përfaqësues të 5Centar dhe Qendrës Tregtare, do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e fituesve të Konkursit “dogfluencer”. Komisioni ka për detyrë të shqyrtojë të gjithë përmbajtjen e historive të postuara nga pjesëmarrësit në llogarinë e Instagramit të East Gate Mall dhe do të përzgjedhë më të përshtatshmet në bazë të kritereve – kreativitetit, stilit dhe talentit.

5.2. Fituesit do të njoftohen duke i publikuar historitë (storiet) e fituesve të përzgjedhur në llogarinë zyrtare të Instagramit të East Gate Mall – @eastgatemall.mk. Nëse Fituesi nuk përgjigjet brenda 3 ditëve (ose refuzon të marrë shpërblimin), atëherë ai humbet të drejtën për të marrë shpërblimin, ndërsa Organizatori njofton pjesëmarrësin rezervë të radhës sipas renditjes së shortit.

5.3. Që të merr shpërblimin, Fituesi duhet të konfirmojë identitetin e tij me një dokument identifikimi (kartë identiteti) dhe të plotësojë dhe nënshkruajë Protokollin për pranimin e shpërblimit në Info Pikën (niveli 0) në East Gate Mall, brenda 15 ditëve nga data e shpalljes së tij.

5.4. Historitë (storiet) që nuk plotësojnë kushtet përcaktuara dhe nuk përmbajnë të gjitha pjesët, si dhe ato të postuara pas afatit të caktuar, nuk do të merren parasysh.

  1. KUSHTET E PËRGJITHSHME

6.1. Me pjesëmarrjen në Konkurs, pjesëmarrësit bien dakord të respektojnë kushtet dhe rregullat zyrtare të përshkruara më sipër. Rregullat zyrtare do të shpallen dhe do të jenë të disponueshme gjatë tërë periudhës dhe kohëzgjatjes së Konkursit në faqen zyrtare të East Gate Mall – https://eastgatemall.mk/

6.2. Organizatori rezervon të drejtën të plotësojë ose ndryshojë Termat dhe Kushtet e Përgjithshme, ndërsa ndryshimet hyjnë në fuqi nga dita e shpalljes së tyre. Organizatori rezervon të drejtën të ndërpresë Konkursin në çdo kohë. Në rast ankesash, vendimet përfundimtare i merr Organizatori.

  1. TË DHËNAT PERSONALE

7.1. Të gjitha të dhënat personale do të trajtohen si informacion konfidencial, sipas rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave personale që janë në fuqi.

7.2. Me pjesëmarrjen në këtë lojë, pjesëmarrësit japin vullnetarisht të dhënat e tyre personale (emrin dhe mbiemrin, telefonin, postën elektronike, moshën dhe/ose të dhëna të tjera) dhe bien dakord që këto të dhëna të përdoren nga Organizatori dhe partnerët e tij ekskluzivisht për qëllimet në lidhje me këtë konkurs, përkatësisht:

  • konfirmimin e pjesëmarrjes në Konkurs, përcaktimin e fituesve dhe vendosjen e kontaktit për informacione për shpërblimet e fituara.
  • organizimin dhe sigurimin e pranimit (pa pengesa) të shpërblimeve të fituara dhe vendosjen e komunikimit për këtë qëllim.

 

EAST GATE MALL sh.p.k. import-eksport Shkup